“Akti i sabotazhit” bllokon impiantin bërthamor të Natanz

17:00 12/04/2021

Irani akuzon Izraelin, paralajmëron hakmarrje

Irani pezulloi punën në një prej impianteve më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit në vend, atë të Natanz. Kreu i Agjencisë për Energjinë Atomike iraniane, Ali Akbar Salehi akuzoi Izraelin se kishte kryer një akt sabotazhi në centralin që furnizon me energji impiantin bërthamor, por nuk foli për dëmet që kishte pësuar centrali.

Teherani paralajmëroi hakmarrje për këtë akt që e konsideroi si “terrorizëm bërthamor”.

E përditshmja prestigjioze New York Times shkruan se pezullimi i punës në këtë impiant duket si vepër e Izraelit. Mediat izraelite citojnë burime që thonë se sabotazhi është kryer nga shërbimi për zbulimin e jashtëm Mosad. 

Kryeministri Benjamin Netanjahu u shfaq duke festuar pas kësaj ngjarjeje me krerët e ushtrisë dhe tha se vendi i tij është angazhuar me detyrën e madhe të ndalimit të procesit të nuklearizimit të Iranit. Megjithatë, ai nuk e komentoi rastin në fjalë.

Irani ka rifilluar bisedimet për rikthimin tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me vendet firmëtare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *