Aktivistët kërkojnë heqjen e Frontex

23:10 18/06/2021

Organizatat akuzojnë agjencinë kufitare si nxitëse të politikave të dhunshme të BE

Aktivistët, kapitenët e anijeve të shpëtimit dhe rreth 80 organizata të të drejtave të njeriut në të gjithë botën kanë nisur një fushatë ndërkombëtare që bën thirrje për çmontimin e agjencisë evropiane të kufirit Frontex.

Në një letër të hapur dërguar Komisionit Evropian , Këshillit të BE dhe parlamentit Evropian, koalicioni i fushatës theksoi praktikat e paligjshme dhe çnjerëzore të agjencisë kufitare të BE, Frontex, e cila akuzohet se ka promovuar dhe zbatuar me dhunë politikat kundër emigrantëve.

Në letër thuhet se mbi 740 njerëz kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun, duke kërkuar një vend të sigurt. Regjimi kufitar i BE-së i detyroi ata të marrin rrugë të rrezikshme emigrimi, shpesh në anije të vogla dhe ku një pjesë e madhe e refugjatëve janë kthyer edhe me dhunë në vendet nga kanë ardhur.

Ekspertët e të drejtave të njeriut janë shprehur se këto janë jetë të humbura për shkak të politikave të ashpra të BE për të forcuar kufijtë në vend që t’i mbrojnë refugjatët nga zonat e konfliktit. Duke filluar që nga viti 1993 politikat e BE kanë vrarë 40.555 njerëz duke i lënë në mëshirë të fatit në Mesdhe, e shumë vende të tjera , duke i torturuar në qendrat e paraburgimit dhe duke i dëbuar me forcë.

Frontex ka siguruar një buxhet prej 5.6 miliardë Eurosh deri në vitin 2027, me planet për të rritur patrullat e armatosura kufitare. Buxheti i tij është rritur më shumë që nga viti 2005 ku është pajisur edhe me anije, helikopterë dhe dronë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *