“Aktorë të korruptuar që përpiqen të minojnë proceset demokratike”- Mesazhi i ambasadës amerikane para Kuvendit të Sali Berishës









Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mëngjesin e të shtunës së 11 dhjetorit, 60 minuta përpara se të niste Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, disa nga mesazhet e samitit për demokracinë që mbajti presidenti amerikan këtë javë.

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-e1551715261261

Në mesazhin e ambasadës amerikane flitet për atë që po ndodh në shumë vende, ku “shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike”.

Kujtojmë që Presidenti Biden mblodhi mbi 100 udhëheqës botërorë në një samit virtual këtë javë dhe bëri thirrje për forcimin e demokracive në mbarë botën, duke e quajtur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive përballë autoritarizmit në rritje si “sfidën më përcaktuese” të epokës sonë. Departamenti amerikan i Thesarit ka ndërmarrë një sërë veprimesh këtë javë ndërsa zhvillohej samiti.

POSTIMI I PLOTE

Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme.

ambasada amerikane sms kuvend

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.