Aktori amerikan qëllon me armë gjatë xhirimeve, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

08:16 22/10/2021

Një tragjedi ka ndodhur gjatë xhirimeve të një filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protagonist është një aktor i njohur.

Mediat amerikane raportojnë se aktori Alec Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimeve të filmit “Rust” duke lënë të vdekur një grua dhe ka plagosur një burrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në New Mexico. Një zëdhënës i aktorit tha për mediat se incidenti ndodhi për shkak të mosfunksionimit të pistoletës manovër që përdoret në të tilla raste gjatë xhirimeve të filmave.

Viktima është gruaja e quajtur Halyna Hutchins 42 vjeç, drejtoreshë fotografie e filmit. Ndërsa i plagosuri është Joel Souza 48 vjeç, regjisor i filmit.

Policia amerikane nuk ka ngritur ende asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë. Aktori Alec Baldwin dha dëshminë e tij për hetuesit dhe më pas u largua.

Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë.

Deri tani incidenti po hetohet në kuadrin e një ngjarje aksidentale, megjithatë policia vijon hetimet. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *