Aktori Çun Lajçi prek me vargjet kushtuar vdekjes së 18-vjeçares: S’më treguen ç’asht dashnia. Dhashë shpirt para një gjysmë burri

Aktori njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, e cila gjeti vdekjen pas dhunës barbare të ushtruar nga burri i saj.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik shqiptar. Përmes një postimi në “Facebook” aktori ka thurur disa vargje therëse për 18-vjeçaren, të cilat prekin zemrën dhe shpirtin. Kujtojmë se vajza u dërgua në hyrjen e spitalit nga bashkëshorti i saj dhe shoku i tij pa shenja jete dhe u braktis aty.

Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se vajza kishte ndërruar jetë 24 orë para sjelljes së saj në spital.

Postimi i Çun Lajçit:
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *