Aktori i njohur hollivudian, Leonardo Di Caprio apelon sërish: Vjosa të shpallet “Park kombëtar”

TIRANE

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio njëherësh aktivist për çështjet mjedisore ka bërë sërish thirrje që lumi i Vjosës të shpallet Park Kombëtar.

Ditën e djeshme aktori ka bërë sërish thirrje në Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.

“Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit. #VjosaParku KombëtarTani”=shkruan Di Caprio.

DiCaprio e shoqëroi postimin me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *