
09:05 22/12/2021
Përshpejtohet me ritme rekord shkrirja e akujve në Himalaje. Verifikohet një reduktim prej 40% të sipërfaqes së 15 mijë akullnajave që ndodhen në të gjithë këtë zonë. Vargmalet e Himalajeve përbëjnë rezervën e tretë në botë të akujve pas Antarktidës në polin e jugut, Arktikut në Polin e veriut, dhe madje për këtë konsiderohet si poli i Tretë.
Akujt në të gjithë zonën furnizojnë 3 lumenjtë e mëdhenj të rajonit si Gange, Indo dhe Brahmaputra, përgjatë të cilëve jetojnë qindra miliona njerëz.
Ritmi i shpejtësisë së shkrirjes së akullnajave në vargmalet e Himalajeve, që konsiderohet edhe si Çatia e Botës, është 10 herë më e lartë në krahasim me shekujt e kaluar.
Falë një kërkimi shkencor që ka analizuar evolucionin e 15 mijë akullnajave në këtë zonë, dhe të dhënat që nisin prej të paktën 600 vjetësh, rezulton se sipërfaqja e bardhë nga 28 mijë km2 sot është 19 mijë km2.
Volumi i humbur arrin të jetë 390-586 km kub, ose thënë në fjalë të tjera, është sasia ekuivalente e të gjithë akullit në Alpet e gadishullit italik, Kaukazit dhe Skandinavisë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al