Akuza e rëndë e Olsi Ramës: Këta duhet të kenë turp, i bien të njëjtës vegël!








Humbja ndaj Tiranës ka lënë shije të humbur te Partizani që këtë sezon ende nuk ka gjetur rrugën e fitores. Pas ndeshjes, drejtori klubit Olsi Rama është shprehur me tone të ashpra duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes për penalltinë e dhënë në favor të bardhebluve. Në prononcimin për mediat, Rama u shpreh:

OLSI RAMA

“Nuk mund të japësh penallti me VAR e më pas të mos shikosh një ndërhyrje tjetër. Këta duhet të kenë turp, duhet të kenë sedër. Ke VAR e televizion dhe i bien të njëjtës vegël. Unë harxhoj nervat e mia dhe them: A ja vlen të merrem me këtë gjë?!

Dikush vendos me dy ose tre standarde. Djemtë e dinë mirë se pavarësisht arbitrave, duhet të futen në fushë për fitore” , ishin akuzat e rënda të Olsi Ramës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *