Alesio Dionisi, trajneri i Sasuolos, ka lëshuar kritika në adresë të gjyqtarëve të cilët sipas tij ndikuan ndeshjen ndaj Juventusit. Sasuolo kishte pretendime të mëdha te goli i barazimit i Juventusit, pasi erdhi kur Morata fitoi topin duke rrëzuar një futbollist të skuadrës vendase.
“Djemtë në dhomat e zhveshjeve ishin të mërzitur pas pjesës së parë, ashtu si edhe në fund. Një skuadër e meritonte të fitonte dhe e fitoi një tjetër. Juventusi ishte e aftë të shfrytëzonte rastet. Ne pjesën e parë nuk e meritonim ta mbyllnim në barazim dhe në pjesën e dytë kemi bërë mjaft mirë. Nuk mund t’i kritikoj asgjë djemve, Juventusi mbrojti i tërhequr, kanë merita në faktin që konkluduam pak në portë.
Dua të përsërit diçka, sot ishte një mëkat që të mbyllej pjesa e parë në barazim dhe ndalem këtu pasi nuk dua të shkoj më tej. Ne gjithsesi zbresim gjithmonë në fushë që të luftojmë për të fituar”, tha Dionisi.

PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al