Akuza për armë biologjike në Ukrainë, reagon SHBA: Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për luftën e Putin kundër popullit ukrainas

SHBA ka reaguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi ambasadori rus Vasily Nebenzya ka pohuar se forcat e Moskës kanë zbuluar prova të përpjekjeve për të mbuluar kërkimin e armëve biologjike nga Ukraina.

Nebenzya pretendoi se Ukraina kishte përdorur pandeminë e koronavirusit si një mbulesë për të çuar përpara kërkimin e saj dhe u tha delegatëve se vendi kishte kërkuar të përhapte armë biologjike duke infektuar zogjtë migrues dhe lakuriqët e natës.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në për përpjekje për të krijuar armë biologjike që mund të synojnë grupe të veçanta etnike.

Nebenzya nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij dhe ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, thotë se pretendimet janë një përpjekje për të “prodhuar një pretekst për sulm”.

“Rusia po përpiqet të përdorë këshillin e sigurisë për të legjitimuar dezinformimin dhe për të mashtruar njerëzit për të justifikuar luftën e zgjedhur të Presidentit Putin kundër popullit ukrainas,” tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com