
Gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë, ka njoftuar ministria e jashtme franceze.
Të gjashtë supozohej se punonin “nën mbulesë diplomatike” dhe po punonin “në kundërshtim me interesat tona kombëtare”, tha ministria në një deklaratë.
“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, si dhe shumë vende të tjera evropiane.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al