Akuza të rënda për Mesin: Kujdes nga ana e tij djallëzore, mund të të ngulë thikën në shpinë










E gjithë Franca është në delir pas transferimit të Lionel Mesit te PSG. Ylli argjentinas është pritur si një hero te klubi i tij i ri dhe të gjithë janë të ekzaltuar për këtë lëvizje. Më saktësisht thuajse të gjithë, pasi gazetari i njohur francez Vinsent Marsheno, i cili më përpara mbulonte Barcelonën për “France Football”, ka shpjeguar se jo çdo gjë është ashtu siç duket.

mesi

Në një artikull të gjatë për RMC Sport, ai ka argumentuar se pse të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me Mesin, pasi pamja e tij e qetë dhe e dashur, fsheh një anë të errët.

“Ai ka një anë djallëzore, është shumë manipulues. Ai mund të të futë në xhep me buzëqeshjen e tij, mimikën. Por mund të të ngulë një thikë në shpinë nga mbrapa”, është akuza e tij e rëndë.

“Te Barcelona, të gjithë uleshin në gjunjë para tij. Leo gjithmonë vendoste rregullat e tij në dhomat e zhveshjeve dhe mundohej të drejtonte klubin. Ishte aq i paprekshëm sa klubi dhe qyteti ishin nën këmbët e tij. Ai është shumë inteligjent, shumë i zgjuar.

E njëjta gjë mund të ndodhë te PSG. Ai e di që mund të besojë te Nejmar, Paredes e Di Maria. Kur ke një lojtar të një kalibri të tillë në skuadër, sidomos bashkëkombës, kjo do të bëjë që trajneri Poçetino të shkojë në mënyrë sekrete të takojë Mesin për t’i matur pulsin dhe për të patur një opinion të tijin.

Raporti me Nejmar e Mbape? Nuk jam aspak i shqetësuar për raportin e tyre për faktin e thjeshtë se kam përshtypjen që Nejmar ka hequr dorë nga çdo ambicie personale. Ai tani do thjesht të bëjë sa më shumë para dhe të argëtohet në fushë. Ai e di që Mesi është superior ndaj tij dhe ka më shumë vazhdimësi”, theksoi Marsheno.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *