Akuzat e Petro Koçit për Kadastrën/ Artan Lame: Politika të rrijë larg, unë kam çuar vetë dosje për hetim! SPAK të vijë të na ndihmojë








Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur në lidhje me akuzat e Petro Koçit në drejtim të Kadasrës së Fierit.

petro koci artan lame

Nga Patosi, Lame kërkoi nga politika që të qëndrojë larg procesit.

Më tej, ai u shpreh se vetë ka cuar dosje për hetim të mëtjeshëm, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të shkojë ta ndihmojë.

“Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin, që është Kadastra në rastin konkret le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë‘’ tha Artan Lame.

Petro Koçi pak ditë më parë hodhi akuza se në Fier duart e krimit janë shtrirë në financat publike dhe tenderat fitohen nga trafikantët. Ai nuk kurseu as administratën, duke dhënë vlerësim negativ për kadastrën dhe arsimin në Fier gjatë fushatës elektorale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *