Akuzat ndaj Berishës, flet deputeti i PS: SPAK dhe drejtësia e re po punojnë. Të mësohemi me…

akuzat ndaj berishes flet deputeti i ps spak dhe drejtesia e re po punojne te mesohemi me
akuzat ndaj berishes flet deputeti i ps spak dhe drejtesia e re po punojne te mesohemi me

Deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për dosjen ‘Partizani’ dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deliu u shpreh i rezervuar në lidhje me komentet e tij për çështjen “Partizani”, ku ndër të tjera tha se është proces gjyqësor. Po ashtu ai tha se duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore, ndërsa shtoi se SPAK dhe drejtësia e re po punojnë.

[embedded content]

“Ky është një proces gjyqësor. Ne duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore. Ka ardhur momenti që është pak t’u përgëzuar drejtësia shqiptare pasi kemi në akuzë një ish-kryeministër, i cili duhet të vërtetojë të kundërtën. Ne kemi plot njerëz të thjeshtë që dalin para drejtësisë të cilët më pas shpallen fajtor ose të pafajshëm.

Nuk mund të bësh një dosje voluminoze për 24 orë. Nuk besoj se ka lidhje me sulmin politik. Po shohim që drejtësia dhe SPAK po funksionon për të luftuar korrupsionin dhe krimin në nivele të larta. Ai që është i pastër nuk ka pse të ketë frikë.

Kuvendi ka një procedurë që ndaj deputetet nuk ushtrohet liria në asnjë rrethanë. Ndalohet arrestimi dhe masa arrest shtëpie, vetëm  kur nuk kapet në flagrancë. Në rastin e Berishës deri më tani nuk ka informacion nëse është bërë kërkesa në Kuvend për heqjen e imunitetit.”, u shpreh deputeti socialist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts