Akuzat për abuzim seksual ndaj princit Andrew

14:50 11/10/2021

Familja mbretërore e turpëruar, ndërsa William e sheh si kërcenim për Monarkinë

Princi Andrew mund të qëndrojë për një përjetësi i distancuar totalisht nga jeta publike. Burime mbretërore bëjnë me dije se princi i cili po përballet me akuza për abuzim seksual dhe një padi, që kanë turpëruar familjen mbretërore nuk do të lejohet kurrë t’i kthehet jetës së tij publike.

Vëllezërit dhe motrat e turpëruara, Princi Charles, Princi Edward dhe Princesha Anne, i kanë “mbyllur derën” vëllait të tyre, “nuk ka asnjë mënyrë në botë që ai të kthehet ndonjëherë, familja nuk do ta lejojë kurrë të ndodhë”, tha një burim.

NjĂ« burim tjetĂ«r  thotĂ«  se “nĂ«ntĂ« muaj mĂ« parĂ« Charles, Anne dhe Edward patĂ«n njĂ« takim dhe ranĂ« dakord se nuk kishte rrugĂ« kthimi pĂ«r tĂ«.”

Andrew nuk po merr asnjë mbështetje as nga nipërit e tij.”William nuk është fans i xhaxhait të tij,” Princi William e konsideron ate një “kërcënim për familjen”. Andrew është fshehur në Balmoral Estate të Mbretëreshës Elizabeth në një përpjekje për të shpëtuar nga akuzat e Virginia Roberts Giuffre, e cila pretendon se ai e sulmoi seksualisht kur ajo ishte nën 18 vjeçe, me urdhër të pedofilit Jeffrey Epstein, me të cilin Andrew ka pasur një miqësi të ngushtë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *