Akuzat për Alqi Bllakon/ Balla i përgjigjet Berishës: Të flasësh ti për ndershmëri, është njësoj sikur djalli të citojë Biblën! I bëj thirrje PD-së që të…









Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzat që ky i fundit hodhi ndaj qeverisë pas arrestimit të Alqi Bllakos.

Nga Foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se të dëgjosh Berishën që flet për ndershmërinë, është njësoj sikur të dëgjosh djallin që flet për Biblën.

Balla i bën thirrje Partisë Demokratike që të mos bëhet streha dhe bunkeri i komunistit të fundit në Shqipëri.

“Parafolësi është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur non-grata. Të dëgjosh parafolësin të bëjë moral ndershmërie, është sikur të dëgjosh djallin që flet për Biblën. Sikur djalli të flaës për besimin, njësoj sikur të dëgjosh Saliun për ndershmërinë. Sygjerimi im për PD_në është që të mos e shndërroni partinë në strehimin e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e korrupsioni dhe komunizmit në Shqipëri. Duroni pak për të vërtetat e mëdha. Do ju kërkoja miqësisht, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqoiptarët. Koha do tregojë se sat ë drejtë ka SHBA dhe pë rata që ende nuk e dinë. Në faqen e DASH mund të shohësh krizën tënde Tritan, se në cilën listë, dhe me kë është Saliu përbri. Shikoni pak në Amerikën e Jugut, në Afrikë dhe Rusi. Po qe në rajon, homologu i tij është vetëm Milorad Dodik. Ti Tritan më kupton mirë kur flas për prezencën e Berishës në listën e non-gratës” – tha Balla.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.