Akuzat për korrupsion dhe manipulime/ Opozita mocion votëbesimi për shkarkimin e Sebastian Kurz

Situata nuk duket e mirë për kancelarin austriak Sebastian Kurz i cili përveç akuzave nga autoritetet për korrupsion, po përballet edhe me akuzat e opozitës të cilët do të paraqesin këtë javë në parlament një mocion votëbesimi për shkarkimin e tij.

“Vazhdimi i koalicionit me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) është i mundur vetëm pa Kurzin, përballë akuzave serioze për korrupsion” tha në Vjenë kryetarja e Grupit parlamentar të Të Gjelbërve Maurer.

Partia e tij, ÖVP deri tani e mbështet Kurz-in.

Politikani i SPÖ, Hannes Swoboda e përshkroi si një situatë tragjike që Austria ishte përsëri në një krizë qeveritare.

Të mërkurën në Kancelarinë austriake dhe në selinë e ÖVP pati kontrolle. Prokurorët dyshojnë se Sebastian Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave. Projekti i propagandës besohet se është paguar në mënyrë të paligjshme me para të Ministrisë së Financave. Kurz-i vetë mohon çdo faj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *