Akuzat për korrupsion të Blaterit dhe Platinisë, zbulohet veprimi i fundit nga Gjykata zvicerane









Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini do të dalin në gjyq në Zvicër në qershor për t’u përballur me akuzat për korrupsion.

blater platini 1

Prokurorët zviceranë thonë se Blater organizoi në mënyrë të paligjshme një transferim prej 2 milion frangash zvicerane (1.6 milion £) te Platini në 2011.

Blatter dhe Platini, të cilët u paditën në nëntor, të dy kanë mohuar më parë çdo keqbërje.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të marrin dënime me burg ose gjoba.

Çështja u hap në shtator 2015 pasi FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, u vu nën akuza për korrupsion.

Komiteti i Etikës i FIFA-s nisi një hetim, i cili rezultoi në përjashtimin për dy zyrtarët e lartë të sportit dhe i detyruan të largoheshin nga pozicionet e tyre.

Çështja zvicerane përqendrohet në një kërkesë për pagesë për punën këshilluese që Platini bëri për presidentin e atëhershëm të FIFA-s, Blater, 86 vjeç, midis 1998 dhe 2002.

Prokurorët thanë se Platini, 66 vjeç, kërkoi pagesën “mbi tetë vjet pas përfundimit të veprimtarisë së tij këshilluese”.

“Me përfshirjen e Blaterit, FIFA i bëri një pagesë Platinit në shumën e përmendur në fillim të vitit 2011”, thanë më parë prokurorët.

Blater dhe Platini akuzohen për mashtrim, përvetësim, “menaxhimi i fshehtë i biznesit” dhe falsifikim dokumentesh.

Gjyqi do të nisë më 8 qershor.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.