Akuzat për kreun e SPAK/ Indrit Hoxha: Meta nuk bën akuza pa baza, të presim disa ditë…

akuzat per kreun e spak indrit hoxha meta nuk ben akuza pa baza te presim disa dite
akuzat per kreun e spak indrit hoxha meta nuk ben akuza pa baza te presim disa dite

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha komentoi akuzat e kryetarit të PL, Ilir Meta për kreun e SPAK, Altin Dumani.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me moderatoren Ola Bruko, Hoxha u shpreh se Meta ka paralajmëruar publikimin e fakteve rreth akuzave që ka bërë për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Ai  foli gjithashtu edhe për koalicionin e PD të Rithemelimit me Partinë e Lirisë duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë për zgjedhjet e ardhshme.

“Në dijeninë time, me aq sa unë e njoh unë si politikan, zoti Meta nuk është njeri që bën akuza pa baza apo pa fakte. Zoti Meta ka thënë që ditët në vijim do të ketë akuza të reja dhe fakte mbi prokurorët e SPAK. Duhet të presim. PL ka një Konventë dhe pas datës 27 Meta ka thënë që do të ndizen motorët si kurrë më parë të Partisë së Lirisë dhe na duhet të presim edhe pak ditë“, tha Hoxha.

[embedded content]

Pyetje: Do të jeni bashkë në frontin opozitar me PL?

Indrit Hoxha: Unë di që PD, PL dhe shumë parti të tjera janë në një front opozitar të bashkuar. Edhe këshilltarët tanë të PD dhe PL po bëjnë një betejë në bashkinë e Tiranës për të bërë transpartente çdo taksë të qytetarëve shqiptarë dhe janë në krye të protestave.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts