Akuzat për manipulime dhe transparenca e zgjedhjeve, UEFA sjell vëzhgues në Tiranë për… Shën Valentin








UEFA ka vendosur të monitorojë nga afër zgjedhjet e FSHF-së dhe t’i dalë punës para, duke shqyrtuar fillimisht nëse Shoqatat e shumëpërfolura Rajonale, janë në përputhje me kërkesat statutore. Akuzat për manipulim do të sjellin në vendin tonë për tre ditë, një grup pune të UEFA-s, i cili do të kontrollojë që procedurat e FSHF-së, janë konform rregulloreve.

ceferinnnn111

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kishte bërë të qartë në vizitën e tij në vendin tonë se priste zgjedhje të ndershme nga FSHF dhe për këtë arsye, në javën e ardhshme në vendin tonë do të vijë ky delegacion monitorimi që i paraprin atij që do të dërgohet për zgjedhjet e marsit.

“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:

– Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

– Jan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, shkruhet në komunikimin me FSHF-në për këtë temë.

uefa

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.