Akuzat për rritjen e pagës, Kurti: Ka interpretime, por jo një draft final

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka komentuar akuzuat e bëra ndaj tij se i ka rritur pagën vetes.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti ka thënë se sa i përket ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme, duke sqaruar se ato nuk janë propozime finale.

“Padyshim se pa një lloj ndryshueshmërie në mes pagës minimale, pagës mesatare dhe pagave të larta nuk mund të themi se kemi drejtësi shoqërore në republikën tonë. Unë nuk e kam rritur rrogën time, por e kam përgjysmuar atë po them se nuk bëhet fjalë për vlerën e koeficientit të mundshëm, sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale”, tha kryeministri, duke shtuar: “Ka shumë interpretime, shumë lajme në media, por e di se nuk ka draft final. Kjo do të bëhet së shpejti publike kur të merren vendime”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.