Akuzat për trafikim të 2 tonë kokaine, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti i Premier Ligës

Ish-futbollisti kolumbian, Jhon Viafara, në telashe. 42-vjeçari është dënuar nga gjykata e Teksasit me 11 vite burg, teksa akuzohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës.

Viafara, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar 34 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, si dhe ka qenë pjesë e Sauthempton dhe Portsmuth në Premier Ligën angleze.

Ai pranoi para gjykatës në nëntor se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA.

Por atje u shtuan dhe disa akuza të tjera më të rënda, pasi prokuroria kishte prova se ai ka qenë pjesëmarrës në importimin e 2 ton kokainë në SHBA, për një shifër që arrin rreth 30 milion dollar, kësisoj së fundmi u mor vendimi i formës së prerë që ai të dënohem me 11 vite. Hetimet rreth kësaj çështje kishin filluar tre vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *