Akuzat për udhëtime “me oligarkët e inceneratorëve”, Damian Gjiknuri padit për shpifje Gazment Bardhin








Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka paditur për shpifje Sekretarin e PD-së Gazment Bardhi, një ditë pas replikave dhe akuzave në Kuvend.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka denoncuar dje në Kuvend por edhe sot, lidhjen, që sipas tij, ka deputeti socialist Damian Gjiknuri me ata që Gazment Bardhi i quan oligarkë, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Bardhi publikoi të premten 15 udhëtimet jashtë shtetit që sipas tij ka kryer Gjiknuri sëbashku me dy biznesmenët, të cilët i konsideron si bosët e inceneratorëve.

“Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta”, shkruan Gjiknuri.

Postimi i plotë i Damian Gjiknuri

Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë.

Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta.

Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit.

Nën presionin e “Foltores”, duket qartë se Gazi i Lulit dhe Luli i Gazit e kanë nxjerrë në shitje partinë si shpifësa me pagesë, gjobvënësa ekonomik e politik, duke ju vetofruar blerësit më të parë.

Gaztori i Lulit të gjejë avokatin dhe bëjë gati mbrojtjen në gjykatë! Siç e sfidova dje publikisht në Kuvend, hapi i dytë, të bëjë gati heqjen dorë nga mandati si shenjë reflektimi për budalliqet me pagesë që nxjerr nga goja!

250088935_425529032275821_8905585231850762423_n

LEXO EDHE

“Sa herë ke shkuar për pushime në shtëpinë e Mirel Mërtirit në Maltë?”- Bardhi akuza Gjiknurit nga Kuvendi: Ke udhëtuar 15 herë me pronarët e inceneratorëve

“Damian Gjiknuri udhëtime jashtë shtetit me oligarkët e plehrave”/ Sekretari i Përgjithshëm i PD publikon videon: Radha e drejtësisë të flasë për aferën 400 mln euro

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *