Akuzohet për ‘Ndërhyrje në të dhëna kompjuterike’, përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit efektivja 29-vjeçare

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga radhët e policisë, efektiven Sulltane Kuka.

29-vjeçarja Kuka akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

NJOFTIMI I POLICISE
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit, të punonjëses së Policisë së Shtetit, inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, neni 208, pika 3 “Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale”, pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme. Po nga verifikimet e kryera nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë S. K.

Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts