Akuzohet për trafik droge, kapet në Shëngjin 39-vjeçari i kërkuar nga Italia. Si iu vodh kokaina që vinte nga Ekuadori dhe pengmarrja për të zbuluar vendndodhjen

akuzohet per trafik droge kapet ne shengjin 39 vjecari i kerkuar nga italia si iu vodh kokaina qe vinte nga ekuadori dhe pengmarrja per te zbuluar vendndodhjen
akuzohet per trafik droge kapet ne shengjin 39 vjecari i kerkuar nga italia si iu vodh kokaina qe vinte nga ekuadori dhe pengmarrja per te zbuluar vendndodhjen

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje dhe trafik të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Shëngjin.

Për arrestimi e tij janë vënë në dispozicion Policia e Shtetit dhe Policia Italiane. Sakaq pritet ekstradimi i 39-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombltar, Fast Albania, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim që fshihej në Shëngjin, pas verifikineve të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë dhe me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Genova”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, shtetasi shqiptar A. S., 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi A. S., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts