Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Nikulaj/ Lihet në burg portugezi, Saraiva: Nuk kam dijeni për ngjarjen!

akuzohet per vrasjen e biznesmenit nikulaj lihet ne burg portugezi saraiva nuk kam dijeni per ngjarjen
akuzohet per vrasjen e biznesmenit nikulaj lihet ne burg portugezi saraiva nuk kam dijeni per ngjarjen

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka dalë sot para gjykatës së Lezhës ku është njohur me masën ‘arrest me burg’.

Gjatë seancës ai nuk ka pranuar asgjë, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Avokati i tij ka deklaruar se portugezi ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk njeh asnjë person nga Shqipëria. Sipas tij, ai ndodhej në vendin tonë për pushime.

Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Sakaq, Saraiva u ekstradua pak ditë më parë nga Marku drejt Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts