Akuzohet se ka lënë shtatzëne një 13-vjeçare dhe trafikoi një tjetër të mitur, habit pakistanezi: Jam i pafajshëm, s’kam bërë krim të rëndë!

Një anëtar i bandës famëkeqe të Britanisë së madhe, “Rochdale”, ka deklaruar se lënia shtatzënë e një 13-vjeçareje dhe trafikimi i një 15-vjeçareje, nuk janë krime aq të mëdha.

Adil Khan 51 vjeç dhe Qari Abdul Rauf 52-vjeç, akuzohen për vepra të rënda seksuale kundër të miturave.

Ata janë dëbuar nga Britania e Madhe dhe janë kthyer në Pakistan, por dy burrat, e kanë ankimuar këtë vendim.

Khan ka pranuar në gjykatë se ka lënë shtatëzëne një vajzë 13-vjeçe, pasi ajo ishte braktisur nga familja ndërsa trafikoi një vajzë tjetër, pasi dhuohej nga prindërit dhe nuk kishte mbështetje.

Ai tregon, se këto krime nuk janë të rënda, pasi në fund, janë kujdesur për të miturat në fjalë.

“Nuk jemi super kriminelë. Krimet që kemi bërë nuk janë kaq të mëdha. Gazetarët dhe mediat na kanë bërë si të tillë. Unë jam i pafajshëm, nuk kam kryer asnjë krim”, tha Krahn.

Sipas mediave angleze zanafilla e trafikimit të të miturave nga dy pakistanezët ka nisur që në 2018-ë, kur ata, merrnin vajza të moshës 12 vjeçe, i drogonin dhe i detyronin të përdhunoheshin në banesa të ndryshme, taksi dhe qoshe rrugësh, në këmbim të parave.

Ata dyshohen se kanë kryer akte kaq të rënda, me plot 50 të mitura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *