Akuzohet se u përfshi në përmbysjen e rezultatit të Trump, ish-avokati i tij personal dorëzohet para drejtësisë

Ish-avokati personal i Donald Trump, Rudolph Giuliani, u dorëzua të mërkurën në një burg në Fulton të Xhorxhias për t’u përballur me akuzat shtetërore që rrjedhin nga veprimet që ai akuzohej se kishte ndërmarrë për të përmbysur humbjen e ish-presidentit amerikan në zgjedhjet e vitit 2020.

Giuliani, një ish-prokuror dhe kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150,000 dollarësh dhe të mos komunikonte me asnjë nga 18 bashkë-të pandehurit ose dëshmitarët e tij në këtë rast, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Kjo aktakuzë është absurde,” u tha Giuliani gazetarëve pas paraqitjes së tij në burg. “Ky është një sulm ndaj Kushtetutës”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts