Akuzohet se vendosi lëndë plasëse në banesën e Armand Dukës, biznesmeni 34 vjeçar ‘kyç’ gojën në Polici!








arlenhasanajArlen Hasanaj, 34 vjeçari nga Durrësit i cili u arrestua për vënien e lëndës plasëse ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mohuar akuzat gjatë dëshmisë së tij.

Burime të Gazetës Panorama.al pranë grupit hetimor të Policisë bënë të ditur se biznesmeni durrsak mësohet se Arlen Hasanaj ka refuzuar të flasë gjatë marrjes në pyetje. Ndërkohë që burime të Policisë pohojnë se ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së zonës, teksa vendos lëndën plasëse dhe më pas teksa largohet drejt banesës së tij.

Arlen Hasanaj sipas Policisë është banues në lagjen e Armand Dukës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse pranë portës së banesës së kreut të FSHF-së.

Mësohet se grupi hetimor është duke mbledhur prova të tjera kundër 34-vjeçarit për të zbardhur më tej dhe arsyet pse ky i fundit vendosi të kryente aktin e rëndë.

Policia aktualisht ka ngritur tre akuza ndaj Arlen Hasanajt. “Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi  në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit Armand Duka, ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.