Alarm në Shtëpinë e Bardhë, qeni i presidentit kafshon stafin

alarm ne shtepine e bardhe qeni i presidentit kafshon stafin

Shtëpia e Bardhë do të dërgojë për ritrajnim një nga qentë e të çiftit presidencial, sepse ka rezultuar se kafshon dhe rrezikon stafin.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u vendosën në Shtëpinë e Bardhë me dy qentë e tyre, Chub dhe Major. Pas vdekjes së chub, çifti presidencial u bë edhe më i afërt me Major.

Madje u publikua një video në të cilën presidenti amerikan luante me Major ose e shëtiste brenda rezidencës presidenciale, duke i thënë “eja shok”. Por “miku” i Bidenit kafshon, raporton shtypi amerikan, duke cituar edhe dokumente të Shërbimit Sekret.

Sipas tyre, Major është përfshirë në dhjetë incidente dhe në njërën prej të lënduarve i është dashur të shkojë në spital. Në një rast, Jill Biden “nuk mundi të kontrollonte” e qenin, i cili sulmoi një agjent të Shërbimit Sekret.

Drejtori i komunikimit i zonjës së parë i tha CNN se Shtëpia e Bardhë është një “vend unik” që ” shpesh shkakton stres për kafshët shtëpiake “. Për këtë arsye, Major do të duhet të ritrajnohet, siç u bë me qenin tjetër presidencial.

Major u birësua nga një strehë qensh dhe është kafsha e parë e shpëtuar e një presidenti. Por Bidenët u detyruan ta kthenin atë për pak kohë në Delaware për klasa intensive të “sjelljes së mirë” pasi ai kafshoi të paktën një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts