Alarmante! Brigjet e Mbretërisë së Bashkuar mbushen me krijesa deti të ngordhura

10:00 26/10/2021

Një numër i madh i krijesave të detit kanë filluar papritmas të shpërndahen në disa plazhe të Anglisë dhe mendohet se kjo po ndodh për shkak të ndotjes.

Gaforre të ngordhura dhe të gjalla, karavidhe dhe shumë lloje të ndryshme krustacesh janë gjetur në plazhin midis Marske dhe Saltburn në Teesside.

Agjencia e Mjedisit konfirmoi të hënën se ka nisur një hetim për këtë ndodhi nëse është ndotja fajtori kryesor.

Banorja e Marske, Sharon Bell, e cila ecën çdo ditë në zonën e plazhit pranë shtëpisë së saj, tha se numri i krijesave është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit, duke e përshkruar atë si rastin më të keq që ajo ka parë ndonjëherë.

Ajo doli herët në mëngjes të hënën duke fotografuar lindjen e diellit me bashkëshortin e saj Christopher dhe kur dyshja mbërritën në plazh ata u tmerruan kur gjetën të gjitha krijesat e detit. Ata kaluan katër orët e ardhshme duke u përpjekur të kthenin të gjallët në det.

“Ne po punojmë me partnerë në Qendrën për Mjedisin, Peshkimin dhe Akuakulturën dhe Autoritetin e Ruajtjes së Peshkimit Bregdetar Verilindor për të hetuar pse qindra gaforre të ngordhura janë derdhur përgjatë bregut në grykëderdhjen e Tees dhe plazhet fqinje.

Janë mbledhur mostra uji, sedimenti, midhje dhe gaforre dhe po dërgohen në laboratorët tanë për analiza, për të shqyrtuar nëse një incident ndotjeje mund të ketë kontribuar në vdekjen e kafshëve. Ne gjithashtu kemi ndarë mostra me laboratorët e CEFAS për analizën e sëmundjeve”, tha një zëdhënës i Mjedisit. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *