Alarmi i CIA: Ukraina mund të humbasë luftën nëse nuk dërgohet më shumë ndihmë ushtarake

alarmi i cia ukraina mund te humbase luften nese nuk dergohet me shume ndihme ushtarake
alarmi i cia ukraina mund te humbase luften nese nuk dergohet me shume ndihme ushtarake

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së, William Burns paralajmëroi se Ukraina mund të “humbasë luftën kudër Rusisë” deri në fund të vitit nëse vendi i tij nuk dërgon më shumë mbështetje ushtarake, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Burns bëri vlerësime për luftës Rusi-Ukrainë në “Forumin e Lidershipit 2024” të mbajtur në Qendrën George W. Bush në Teksas.

“Nëse SHBA-ja nuk siguron më shumë ndihmë ushtarake, rreziku është i madh që Ukraina të humbasë në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024. Po mbarojnë municionet dhe neve po na mbaron koha për t’i ndihmuar ata”, tha Burns.

Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet të shtyjë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts