Alarmi i OKB-së: Miliona afganë të kërcënuar nga uria këtë dimër

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së(WFP). Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

“Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë”, tha WFP, duke shtuar se katastrofa po troket. Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban. Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën.

Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat. Nëse Bruto Prodhimi i Brendshëm (PBB) i një vendi varet në shkallën 10% nga ndihmat e huaja atëherë konsiderohet si i varur nga ndihmat. Në Afganistan rreth 40% PBB-së ishte ndihmë ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore. Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime.  Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Pavarësisht premtimeve për të rivendosur stabilitetin në vendin e shkatërruar nga lufta, talibanët ende përballen me një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe një fushatë sulmesh të përgjakshme nga një degë e grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS).

Bashkimi Evropian më 12 tetor njoftoi një paketë financiare mbështetjeje për Afganistanin dhe fqinjët e tij me vlerë rreth 1 miliard euro. Fondet, sipas BE-së do të kanalizohen në organizatat ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët të cilën Brukseli nuk e njeh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *