Alarmi në Izrael, prindërve u kërkohet që të heqin mediat sociale nga telefonat e fëmijëve përpara videove të mundshme të pengjeve

alarmi ne izrael prinderve u kerkohet qe te heqin mediat sociale nga telefonat e femijeve perpara videove te mundshme te pengjeve

Disa prindërve izraelitë u është kërkuar të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.

Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të presin videon e pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre”.

Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok në veçanti nga telefonat e fëmijëve të tyre.

“Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër e pamundur të përmbahet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”.

Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts