Alarmohen ushtria dhe policia kosovare, gjenden 9 granata dore në Prizren, shpërthehet njëra prej tyre

Nëntë granata dore janë gjetur mëngjesin e së dielës në Prizren. Policia kosovare njofton se granatat nuk ishin të shpërthyera.

Kjo ka vendosur në lëvizje dhe ushtrinë e Kosovës, të cilët ngritën një perimetër sigurie për të bërë shpërthim të telekomanduar.

FSK arriti të shpërthejë një prej granatave, ndërsa 8 të tjerat u tërhoqën për trajtim të mëtejshëm.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.