Alaska tronditet nga tërmeti i fuqishëm

13:42 11/10/2021

Një tërmet me magnitudë 6.5 të Shkallës Rihter goditi gadishullin e Alaskës këtë të hënë. Epiqendra e ishte 114 kilometra në lindje të qytetit Chignik dhe kishte një thellësi prej 46 kilometra. Ndonëse termeti u konsiderua i fuqishëm, nuk pati alarm për një tsunami të mundshëm.

Tërmeti vjen dy muaj pas një tjetër ngjarje ku mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga zonat bregdetare prej një tërmeti me magnitudë 8.2 të Shkallës Rihter, i cili preku gadishullin e Alaskës, duke e cilësuar me të rrezikshmin në 50 vitet e fundit.

Shumë banorë në videot e postuara në media dhe rrjete sociale u shprehën të frikësuar dhe të shokuar nga ngjarja duke thënë se kohëzgjatja e tërmetit ishte e gjatë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *