Alban Bushi: Reja të hedhë sytë edhe nga Superiorja

Kombëtarja Shpresa nis grumbullimin këtë javë, teksa trajneri Alban Bushi, do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve të tij. Në prag të këtij grumbullimi, trajneri është shprehur se tashmë do të ketë shumë ndryshime në ekip, duke zbuluar edhe afrimin e 3 lojtarëve kryesorë. Gjithashtu Bushi foli edhe për grumbullimin e Mitajt te Kombëtarja e parë, teksa tha më tej se trajneri Edi Reja duhet të hedhë sytë edhe nga Superiorja, pasi ka lojtarë cilësorë.

bushi

“Për mua është nder dhe krenari që të jem trajner i Kombëtares Shpresa. Nga U-21 dhe më poshtë është një cikël. Lojtarët nuk qëndrojnë gjithmonë aty. Këtë edicion kemi shumë lojtarë të rinj në ekip, pasi shumica na kanë ikur. Boshti është. Mendoj që do kemi lojtarë shumë të mirë. Ne kemi 3 lojtarë nga Kosova, Bytyçi, Lunrdim Hetemi dhe Halit Saliu nga Lokomotiva e Zagrebit. Unë dua t’i falënderoj që kanë zgjedhur Shqipërinë.

Pandemia na ka kushtëzuar së tepërmi, pasi e kemi pasur të pamundur të marrim lojtarë. P.sh nga Anglia nuk kemi marrë asnjë lojtar për shkak të rregullave. Lojtarë të datëlindjes 2000-2001 kemi shumë pak në Europë dhe nuk ka shumë lojtarë cilësorë.

Kombëtarja A? Ekipi i parë është gjithnjë prioriteti. Kur trajneri e ka të nevojshme mund të shikojë te U-21. Mendoj se duhet të hedhë sytë edhe nga Superiorja, pasi Partizani, Laçi dhe skuadrat e tjera kanë lojtarë të mirë. Për Mitajn, Reja mendon për të ardhmen, pasi tani është 17 vjeç dhe në 2024, ai do të jetë 20 vjeç, lojtar më i pjekur. Mendoj se Mitaj e meritonte plotësisht të ishte pjesë e Kombëtares. Megjithatë mendoj se do jetë përsëri pjesë e U-21.

Kualifikueset? Do kemi më shumë eksperiencë tani. Te moshat mund të mposhtësh çdo kundërshtar. Përveç Anglisë dhe Francës, të cilat unë i heq jashtë,. Pasi janë të papërballueshme. Mund të na mposhtë Andorra, por mund të fitojmë me Çekinë, nuk ka asgjë të veçantë.”, tha Bushi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *