Albin Kurti: Brezat e luftëtarëve tanë kanë bartur pishtarin e lirisë nga njëri te tjetri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në 40-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të sigurisë të Tahir Mehës dhe Nebih Mehës, zbuluan sot në Prekaz bustet e tyre dhe të dy luftëtarëve të tjerë, Emin Lati dhe Beqir Meha.

Pasi vendosi lule të freskëta në varret e Tahir e Nebih Mehës, kryeministri Kurti mbajti një fjalim në oborrin e kullës heroike të familjes Meha.

Kryeministri Kurti tha para familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë se 40 vjet më parë, përveç që ishte koha e demonstratave dhe e grevave, e burgjeve politike dhe e veprimtarëve ilegalë, ishte edhe koha e rezistencës së armatosur, e qëndresës për liri deri në vdekje- ishte koha e Tahir e Nebih Mehës. “40 vjet më vonë, ata na bënë bashkë, përsëri, këtu, në vendin e tyre të dashur që tash është vendi ynë i lirë”, tha kryeministri Kurti.

Duke e rikujtuar heroizmin sidomos të dy veprimtarëve Meha, kryeministri Kurti tha se lavdia u përket të gjithë luftëtarëve e dëshmorëve, ndërsa obligimi secilit prej nesh. “Ata janë përplot lavdi. Ne jemi përplot përgjegjësi. Por, me ata në kujtesë dhe në zemër, ardhmëria është e jona”, tha kryeministri Albin Kurti. Tahir e Nebih Meha u vranë në Prekaz, më 13 maj 1981, pas një përleshje të armatosur me forcat policore jugosllave. Sipas raportimeve të mediave serbe të kohës, në këtë betejë mbetën të vrarë edhe rreth dhjetë policë jugosllavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *