Albin Kurti e ftoi për të shkuar në Kosovë/ Kryeministri Rama me axhendë të ngjeshur, pas New York-ut, të hënën viziton Prishtinën





ediramaalbinkurti

Pas vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Edi Rama do të shkojë në Kosovë ditën e hënë ku do të zhvillojë një takim me homologun Albin Kurti.

Sipas Euroneës, kreu i qeverisë dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës në kuadër të një vizite njëditore.

Vizita e Ramës vjen pas ftesës që i bëri Kurti kur e uroi për zgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë për herë të tretë.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhej në letrën që Kurti i kishte shkruar Ramës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *