Aleanca e re ushtarake Rusi-Iran, Perëndimi ‘tërbohet’ pas furnizimit me armë për ushtrinë e Putinit

aleanca e re ushtarake rusi iran perendimi terbohet pas furnizimit me arme per ushtrine e putinit
aleanca e re ushtarake rusi iran perendimi terbohet pas furnizimit me arme per ushtrine e putinit

Irani ka premtuar se do t’i sigurojë Rusisë raketa për përdorim tokësor dhe ajoror, përveç dronëve, kanë thënë zyrtarë nga vendi i Lindjes së Mesme.

Furnizimi me dronë ka zemëruar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore të cilat po mbështesin Ukrainën në konfliktin në lindje të kontinentit të vjetër.

Armët iraniane mund të ofrojnë një nxitje të rëndësishme për përpjekjet e Rusisë për luftë kundër Ukrainës, por sundimtarët e Iranit do të duhet të përballen me presionin ndërkombëtar në rritje për aleancën e tyre ushtarake me Moskën.

Më herët sot, BE-ja pranoi përkohësisht të sanksionojë tetë persona dhe subjekte për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ruse në Ukrainë, thanë tre diplomatë nga blloku, ndërsa një zyrtar i presidencës franceze ka thënë se sanksionet do të miratohen këtë javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts