“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Meta: Nxis të rinjtë t’i bashkohen kësaj kauze për të shpëtuar jetë njerëzish








ilirmeta1

Presidenti Ilir Meta gjatë një ceremonie për 3-vjetorin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut, theksoi rëndësinë e kësaj kauze për shoqërinë shqiptare.

Ai i bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen kësaj kauze dhe të dhurojnë sa më shumë gjak në mënyrë që të shpëtojnë jetë.

Së fundmi Meta falënderoi komunitetet fetare komunitetet e huaja dhe shumë individë që kanë bërë gjithçka që ky aksion të jetë i suksesshëm dhe të shpëtojë jetë.

“E nderuar zonja Rakacolli, i nderuar zoti Tritan Shehu, të nderuar personalitete të shëndetit publik, jam i lumtur, të festojmë së bashku 3 vjetorin e krijimit të aleancës së dhurimit të gjakut. Dua të shpreh nderimin tim të jashtëzakonshëm, për Musa Zenelajn, i cili ishte personi që më frymëzoi në ndërmarrjen e kësaj iniciative. Të japësh të dhurosh pa marrë asgjë në shkëmbim është thelbi i dhurimit të gjakut. Ka pasur shumë vullnetarë, që si qëllim kanë pasur të shpëtojë jetë, sidomos fëmijët talasemikë, që kanë nevojë për gjak, por edhe persona të tjerë. Për të ndihmuar të gjithë ata që në një moment kanë nevojë për gjak. Pas tre vitesh nga themelimi arsyet që na nxitën për të krijuar aleancën janë të forta dhe do të jetë, derisa shoqëria jonë do të plotësojë nevojën për dhurimin e gjakut.

Të gjithë ne, ndihemi krenar që kemi dhënë kontribut të qenësishëm për këtë kauzë, sidomos për momente të vështira të vitit. Kjo s’do të ishte e mundur pa anëtarët e aleancës, dhuruesve, të rinjve dhe të rejave që i janë përgjigjur gjithmonë thirrjes për të dhuruar gjak. Dua t’ju falenderoj të gjithëve juve, që i keni dhënë shumë kësaj kauze humane. Dua të falenderoj institucionet qendrore dhe lokale, që kanë programuar në mënyrë të vazhdueshme dhurimin e gjakut. Falenderoj komunitetet fetare, komunitetet e huaja dhe shumë individë që kanë bërë gjithçka që ky aksion të jetë i suksesshëm dhe të shpëtojë jetë.

Pandemia ka vendosur në sprovë të madhe sistemet shëndetësore, edhe sistemin tonë. Në këtë situatë të paprecedentë ka qenë jetim puna e dhuruesve të gjakut. Tashmë me një situatë më të qetë dhe me imunizimin e popullsie, më shumë qytetarë do i bashkohen kauzës së dhurimit të gjakut. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përfshijmë qytetarë që të jenë pjesë e fushatave tona për dhurimin e gjakut. Janë të rinjtë ata që bindin për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Dhurimi të bën më të shëndetshëm dhe të bukur”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *