Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkese Gjykatës Kushtetuese: Të përjashtohet Vitore Tusha, u takua në mënyrë të fshehtë me…








Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka kërkuar përjashtimin e kryetares Vitore Tusha nga procesi gjyqësor për çështjen e Teatrit.

soreca-tusha-aleanca

Kërkesë erdhi pas takimit që Tusha zhvilloi me ambasadorin e BE-së, Luiggi Soreca. Sipas Aleancës, ky takim u mbajt i fshehtë për publikun.

Dy ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit beri një denoncim publik për ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, përfaqësuesja e Aleancës, Adriana Kalaja pretendon se Soreca në datën 16 qershor, kur edhe është mbajtur seanca ka zhvilluar në mënyrë të fshehtë një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Po ashtu Aleanca thotë se nëse pretendimet e tyre janë të vërteta do kërkojnë që ambasadori i BE të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri dhe të përjashtohet nga ceshtja per Teatrin.

“Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojmë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacionin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese”, tha Adriana Kalaja. 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *