Aleat i Putinit/ Si e ‘mbështetën për muri’ Orbanin për ta votuar ndihmën prej 50 miliardë euroshe për Ukrainën

aleat i putinit si e mbeshteten per muri orbanin per ta votuar ndihmen prej 50 miliarde euroshe per ukrainen
aleat i putinit si e mbeshteten per muri orbanin per ta votuar ndihmen prej 50 miliarde euroshe per ukrainen

Dje Hungaria vendosi që të zhbllokonte fondet për Ukrainën. Por për ta bërë Viktor Orban të ndalojë bllokimin e ndihmës për Ukrainën, 26 liderë të tjerë të Bashkimit Evropian u bashkuan përpara një samiti të vështirë për të dhënë një mesazh të ashpër: Ju jeni i vetmuar kësaj radhe. Udhëheqësi veteran hungarez, i cili mban lidhje të ngushta me Moskën, ka qenë më parë i aftë që të gjejë mbështetës mes kolegëve për të nxitur negociata të vështira me BE-në, raporton skynews.

Por, disa orë para samitit të sotëm në Bruksel, udhëheqësit – individualisht dhe në grup – i thanë kryeministrit hungarez se të gjithë anëtarët e tjerë të unionit ishin të bashkuar pas marrëveshjes dhe se ai do të përballej me pasoja nëse vazhdon të vërë veton, sipas diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së. E rëndësishme është se mesazhi erdhi edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, një aleate ideologjike. “Kam punuar që të vijmë në një pikë ku nuk mund ta ndajmë Evropën në një kohë si kjo”, pohoi Meloni.

Në një darkë në prag të samitit, ku morën pjesë shumica e liderëve të BE-së, “tensionet ishin të prekshme”, tha një diplomat dhe se “të gjithë ishin të zemëruar me të”. Një diplomat tjetër tha “ai arriti pikën e vlimit”. Në fund, Orban braktisi kërkesat kryesore – duke përfshirë edhe të drejtën për të vënë veton ndaj paketës. Ai pretendoi se ka fituar duke thënë se kishte siguruar një “mekanizëm kontrolli” – rishikime të rregullta të ndihmës – për të shpëtuar fytyrën, tha një diplomat tjetër. SHBA-ja pritet të miratojë një ndihmë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila gati dy vjet po lufton me pushtuesit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts