Aleati i ngushtë i Putin e pranon: Jo çdo gjë po shkon ashtu si e prisnim

17:16 14/03/2022

Shefi i Gardës Kombëtare të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Moskës në Ukrainë nuk po shkon sipas planit. Kështu raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ky do të ishte pranimi më i fortë në radhët e Kremlinit deri më tani në lidhje me pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

“Dua të them që po, jo çdo gjë po shkon aq shpejt sa e prisnim”, është shprehur Viktor Zolotov, i cili është aleat i afërt me Putin dhe ish-truprojë e tij.

Ai ka fajësuar për progresin e avashtë të Rusisë, elementët e krahut të djathtë në popullsinë ukrainase.

Komentet, të cilat Reuters raporton se janë publikuar në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Rusisë, BBC thotë se nuk i ka konfirmuar dot, pasi faqja e Kremlinit aktualisht nuk është në funksion./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.