Alec Baldwin flet për herë të parë pas vrasjes së kineastes: Ishte shoqja ime…

10:55 31/10/2021

Aktori i njohur Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë pas vrasjes që mendohet të jetë aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”. Ai ka thënë se ajo ishte shoqja e tij. Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.

Hutchins, 42 vjeçe humbi jetën në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin amerikan të New Mexico, kur Baldwin qëlloi pa e ditur me një armë të mbushur me një plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull.

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin gazetarëve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.

“Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë dhe ishim duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme,” ka shtuar ai.

Baldwin tha se incidenti ishte “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë.

“Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *