Alegri i çudit të gjithë: Napoli e Milan po bëjnë mirë, por Interi është favorit për titullin. Ronaldo nuk ka faj








Milani dhe Napoli i kanë bërë një start thuajse perfekt kampionatit me një seri mbresëlënëse rezultatesh duke u shkëputur nga ndjekësit. Por Masimiliano Alegri nuk i sheh ato si favoritet kryesore për titullin,

alegri

Sipas teknikut të Juventusit, mbetet Interi kandidati kryesor dhe këtë nuk ngurroi ta shprehte sot në konferencë për shtyp, duke theksuar se ky objektiv nuk ishte ai për të cilin mendonte Juventusi i tij aktualisht.

“Juventusi në këto momente nuk mund të mendojë për objektiva, më i afërti në këto momente është kalimi i turit në Ligën e Kampioneve. Të mendojmë për këtë, ose më mirë të mendojmë për Veronën e pastaj për Ligën e Kampioneve. T’i bëjmë hapat me radhë dhe pastaj të shohim se çfarë mund të bëjmë. Mendoj se Interi është favorit, por Milani dhe Napoli po bëjnë mirë dhe kanë gjithçka duhet për të fituar kampionatin. Megjithatë nuk i dihet kurrë, në futboll mundet edhe të bësh një seri prej katër ndeshjesh negative, 1 barazim e 3 humbje dhe avantazhi zhduket. Por kjo nuk na përket neve, ne mendojmë për Veronën”, tha ai.

Temë tjetër e nxehtë në klub kanë qenë diskutimet rreth Ronaldos dhe kontributit të tij në skuadër, me lojtarë të ndryshëm të bardhezinjve që kanë shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si u largua portugezi. Por Alegri mendon se asgjë nuk është faji i lojtarit.

“Kam mësuar diçka që gjërat e thëna dhe gjëra te që bëhen janë interpretime të kujtdo. Kielini ka thënë gjëra pozitive për Kristianon i cili ka qenë i jashtëzakonshëm, për mua ka qenë një nder ta drejtoj ashtu siç kam drejtuar shumë kampionë. Është normale që me 28 gusht, 3 ditë nga fundi i merkatos, nuk kishte mundësi të tjera ta zëvendësonim. Klubi u tregua i aftë të siguronte Ken i cili ka shënuar dy gola të rëndësishëm që tani dhe jam i lumtur. Nëse do të ishte larguar një muaj më parë ndoshta klubi do të kishte gjetur mundësinë që të punonte për një merkato krejtësisht ndryshe. Vetëm kaq, nuk është se Ronaldo ka një faj. Bëhet fjalë për çështje të merkatos”, shpjegoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *