Alegri merr frymë lirisht, dy yjet e Juventusit rikthehen në muajin tetor









Juventusi e di mirë se duhet të rikthehet sa më shpejt të bëjë Juventusin dhe për këtë një ndihmë jo e vogël pritet t’i vijë nga dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

POGBA

Pol Pogba e Federiko Kieza kanë qenë mungesat e mëdha të bardhezinjve në këto javë të para të sezonit, por Alegri tashmë mund ta shikojë gotën gjysmë plot, pasi si francezi dhe italiani priten t’i bashkohen organikës më shpejt nga ç‘ishte parashikuar.

Optimizëm ka kryesisht për Pogbanë, që pas operacionit në gju në fillim të muajit, mund të jetë i gatshëm për atë që pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme e Juves, ndaj Benfikës në Champions League më 25 tetor.KIEZA

Nëse deri atëherë shokët e tij të skuadrës do të kenë mposhtur Makabi Haifan në të dyja sfidat, atëherë në lojë mund të jetë bileta e kualifikimit për fazën tjetër, motiv për të cilin prezenca e Pogbasë do të jetë më e rëndësishme se kurrë.

Në grup mund të shtohet edhe Kieza, koha e përfolur për rikthimin e të cilit ishte janari.

Italiani po ashtu ëndërron të jetë në fushë ndaj portugezëve, por realiteti është që do të kthehet me skuadrën në datën 2 tetor ndaj Bolonjës, jo për të zbritur në fushë, por për të vazhduar stërvitjet dhe për të rikuperuar dalëngadalë formën optimale që do ta vendosë përsëri nën urdhrat e Masimiliano Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *