Alegri pas suksesit në Champions: Shkojmë në ndeshjen me Interin të inatosur pas një paraqitje të shëmtuar








Masimiliano Alegri i gëzohet pikëve në Ligën e Kampioneve, por jo paraqitjes që ka dhuruar skuadra e tij. Kundër Zenit, bardhezinjtë fituan me shifrat 1-0 falë një goli të Kulusevskit në fund, por duke mos dhuruar atë futboll që pritet nga një skuadër e tillë.

Alegri

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme. Nuk ishte e thjeshtë, në 30 metrat e fundit kemi gabuar shumë teknikisht dhe kemi lejuar shumë gjuajtje në portë, duhej menaxhuar më mirë avantazhi. Një paraqitje jo e mirë, e dinë edhe djemtë, por rezultati është i bukur pasi na lejon që të kemi 9 pikë dhe të afroheni me kualifikimin.

Te ndeshja me Interin shkojmë pas një rezultati të mirë, por një paraqitje të shëmtuar. Një përzierje perfekte për të arritur në këtë ndeshje të inatosur dhe duke provuar që të luajmë një ndeshje të bukur”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *