Aleksandër Vuçiç akuza Prishtinës: Pala kosovare dëshiron krizë, ata nuk duan të shohin…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë problem, referuar çështjes së targave të makinave.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS?”, ka pyetur Vuçiç, raporton rts.

Sipas tij, problemi është pamaturia e vetëm njërës palë dhe ndihmësve të tyre, të cilët mendojnë se mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb në Kosovë sa herë të duan.

“Përfundimi nuk janë tabelat KS e as RKS, vetëm e rëndësishme është që nuk ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të veturave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.