“Alex Baldwin mund të përballet me akuza për vrasje”/ Autoritetet meksikane: Ai qëlloi me armë, askush nuk është i përjashtuar nga ndjekja penale

“Alec Baldwin mund të përballet me akuza për vrasjen e kineastes Hutchins”- thanë të mërkurën ekspertët e ligjit në një konferencë për shtyp të dhënë në Santa Fe, New Mexico.

Sipas “CNN” Baldwin , 63 vjeç, vazhdon të punojë me autoritetet, ashtu si dhe drejtuesja e kastit Hannah Gutierrez-Reed bashkë me ndihmësdrejtorin Dave Halls. Në konferencën për shtyp, sherifi i qarkut Santa Fe Adam, Mendoza tha që të tre mund të përballen me akuza dhe të vazhdojnë të hetohen nga autoritetet.

“Ne do të vazhdojmë të marrim prova për të zbuluar faktet, është një pjesë aktive e këtij hetimi dhe askush nuk është përjashtuar,” tha Mendoza.”Ai qëlloi me armë,” tha prokurorja Mary Carmack-Altwies, duke shtuar se ishte shumë herët për t’u akuzuar. “Të gjitha opsionet janë në tryezë në këtë fazë dhe askush nuk përjashtohet nga një ndjekje e mundshme” shtoi ajo.

Dokumentet e gjykatës thonë se Baldëin mori një armë, të cilën ai besonte se ishte e rreme nga ndihmësdrejtori David Halls. Ai e kishte marrë atë nga karroca e përdorur nga Hannah Gutierrez, e cila ishte punësuar për të mbikëqyrur armët e zjarrit dhe sigurinë e tyre. Arma, megjithatë, përmbante një plumb të vërtetë, i cili goditi Hutchins në gjoks dhe regjisorin Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, në shpatull. Hutchins u transportua me avion në Spitalin Universitar të Nju Meksikos, ku ajo u shpall e vdekur. Souza mori ndihmën e parë në spital dhe u lirua pas disa orësh.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *